Prishtinë, 15 Qershor 2024
Në periudhën nga 12 deri me 13 Qershorë 2024, e mbështetur nga USAID përmes programit Tetra tech i titulluar” Kosovo Adapt Activity”, Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB, realizoi punëtorinë dy ditore në Istog, e cila njëherësh paraqet edhe vazhdimësinë e takimit paraprak me të gjitha institucionet relevante të dyja niveleve qeverisëse e realizuar në muajin Maj 2024.
Tema bosht e kësaj punëtorie ishte përgatitja e grupeve të ekspertëve vendor me asistencë nga USAID për hartimin e udhëzuesit për vlerësimin e rrezikut në nivel lokal, dhe bazuar në atë, edhe udhëzuesin pë përpilimin e planeve operative emergjente lokale, dokumente të obligueshme edhe ligjërisht për nivelin lokal të qeverisjes.
Në diskutimet brenda grupit te ekspertëve në punëtori u trajtuan modalitetet për arritjen e objektivave nga ky program, ku u pajtuam fillimisht se duhet të I paraprihet me një marrëveshje formale USAID- AME, e cila edhe do të formalizonte hapat e veprimit drejte arritjeve përfundimtare, të cilat do ndihmonin dhe unifikonin përpjekjet e nivelit lokal për vlerësim të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, ne harmoni me te cilin vlerësim, edhe do të përgatiten planet operative emergjente lokale në të gjitha Komunat e Kosovës.
Arritja e objektivave nga zotimi dy palësh, do lehtësojë dukshëm aktivitetin e nivelit Komunal në menaxhim të planifikuar bazuar në plane, të gjitha situatave emergjente, e si e tillë kjo arritje do rrisë koordinimin ndërinstitucional për ofrimin e ndihmës qëndrore.